Telegrafi

Ndalesë e shitjes së Galaxy Tab 10.1 në Australi

Tabletët e Samsungut nuk guxojnë të shiten në Australi derisa në tërësi të shpalosen faktet në lidhje me shkeljen e kontestuar të patentave të Appleit nga ana e Samsungut.

Gjykatësja Annabelle Bennet thekson se ka shqyrtuar të gjitha opsionet. Në të vërtetë Apple do të përjetonte dëmtim të madh nëse do të lejohej shitja e tabletëve të Samsungut, ndërsa në ndërkohë do të konstatohej se shkelen patentat e Appleit.

Njëkohësisht, nëse ndalohet shitja e Galaxy Tab 10.1, Samsung gjithashtu do të përjetoj dëme të konsiderueshme. Por në fund ajo vendosi që dëmi që do ti shkaktohej Appleit prapëseprapë do të ishte më i madh se ai që do të ketë Samsung nga ndalesa e shitjes.

Natyrisht, përfaqësuesit e Samsungut nuk janë të kënaqur me këtë vendim, kështu që qysh tani janë duke shqyrtuar mundësitë për anulimin e këtij vendimi. /Telegrafi/