Telegrafi

Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)

Rreth 100 punëtorë e Fabrikës së llamarinës Llamkos-it të Vushtrrisë po protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të ndalet falimentimi i fabrikës, kthimi i punëtorëve në punë, rishikimi i procesit të privatizimit, paga të garantuara, si dhe formimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Protestuesit thonë se një pjesë e këtyre punëtorëve kanë migruar ilegalisht për shkak se kanë mbetur pa punë dhe për shkak se nuk kanë marr pagat tash e katër muaj.

Ata thonë se kjo protestë do të jetë e qetë por njëjtë nuk premtojnë në protestat tjera, të cilat do të mbahen nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. /Telegrafi/