Telegrafi

Ndalen negociatat për Van der Wiel

“Ajaxi dhe Bayerni nuk janë më në bisedime për Gregory Van der Wiel”, thuhet në komunikatën e lëshuar të mërkurën pasdite nga klubi holandez.

Padyshim se ky dështim në negociata i ka hapur rrugë largimit të Martin Jol nga Ajaxi, pasi që holandezi ka kërkuar nga bordi i Ajaxit para shtesë për transferime, gjë që do të bëhej e mundur po të shitej Van der Wiel. /Telegrafi/