Telegrafi

Ndal veturën dhe i afrohet mikut të droguar për ta ndihmuar, qëllohet për vdekje nga një person tjetër – policia e Nju Jorkut në kërkim të vrasësit

Një video amatore e filmuar në Bronx të New Yorkut, shfaq momentin kur një burrë qëllohet për vdekje derisa po ndihmonte mikun e tij të droguar.

Jason Rivera, 35-vjeç, kishte dalë nga vetura e tij në Parkchester gjatë të premtes mbrëma, për ta ndihmuar 43-vjeçarin që qëndronte i ulur në skaj të rrugës në afërsi të një parku lodrash, transmeton Telegrafi.

“A je mirë?” dëgjohet Rivera duke pyetur burrin që shihet në video. Ndërkohë një person tjetër del nga një veturë e zezë e tipit Mercedes-Benz, dhe pasi i afrohet Riveras, dëgjohen disa të shtëna.

Si rezultat i kësaj, doli se Rivera nga Staten Island është qëlluar në kokë dhe gjoks, dhe me shpresën se do ta shpëtojnë kalimtarët e rastit e dërguan me urgjencë në spital – por aty vetëm sa u konstatua vdekja e tij.

I dyshuari për herë të fundit është parë i veshur me bluzë ngjyrë hiri, atlete bardhezi si dhe kapelë në kokë. /Telegrafi/