Site icon Telegrafi

“Ndaj Turqisë sfidë e vështirë, por jo e pamundshme”

Njeriu i parë i bankinës së Kosovës, në një bisede për KosovaPress, ka folur për miqësoren e radhës kundër Turqisë. Bunajku thotë së në grumbullimin e lojtarëve për sfidën me Turqinë do të jetë një ekip ku do të rritet kualitetit dhe konkurrenca. Ai nuk e përjashton mundësinë që në mesin e futbollistëve të ftuar për miqësoren e radhës, të ftohen edhe ndonjë lojtarë që luan në klubet e Kosovës.

“Do të jetë një grumbullim ku ne do të rrisim kualitetin dhe konkurrencën. Të ballafaqohemi me një kombëtare që është superfuqi botërore e futbollit do të jetë një sfidë e vështirë, por jo e pamundshme”, ka thënë Bunjaku.

“Futbollistë nga Superliga e Kosovës gjithmonë ka pasur qysh nga dita e parë. Kjo gjë nuk varet nga ne, por nga futbollistët. Nëse ka kualitet normalisht se mund të ftohen”, tha ai.

I pyetur sesa ka potencial Kosova të përballet me Turqinë, kombëtare kjo e njohur në futbollin evropian, Bunjaku tha: “Kosova ka filluar rrugën e saj për ndërtimin e një përfaqësues të fuqishme dhe objektivi ynë është Botërori 2018. Loja kundër Turqisë do ta ndihmon edhe më shpejt në procesin e punës sonë”.

Bunjaku beson se Kosova do të ketë një paraqitje të mirë kundër Turqisë. Kujtojmë se miqësorja mes Kosovës dhe Turqisë që është në program të luhet me 21 ose 23 maj, do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësues sonë që luhet nën ombrellën e FIFA-së.

Në ndeshjen e parë të luajtur me 5 mars në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, Kosova barazoi me Haitin pa gola. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version