Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fazli Berisha njofton për ‘Sport Plus’ se është ndërruar data e paralajmëruar më parë për miqësoren Kosova – Omani.
“Ndeshja e radhës miqësore e Kosovës nuk do të zhvillohet më 7 shtator, por më 8 shtator”, ka thënë në një prononcim për ‘Sport Plus’, Fazli Berisha. Ky i fundit ndër të tjera zbulon edhe arsyen e ndërrimit të datës.
“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që ndeshja të luhet në Prishtinë dhe për këtë fakt kemi menduar që të ndërrohet data. Kryeqyteti e meriton që ta shoh Përfaqësuesen nga afër”, potencoi Fazli Berisha. /Telegrafi/