Manjati i kazinove James Packer i ka dhënë fund fejesës me Mariah Carey.
Raportohet se miliarderi australian u nda nga Mariah, pasi ajo bënte shpenzime luksi të tepruara.
Së fundmi ata kishin debatuar edhe për “reality show” e këngëtares dhe shpenzimeve të shumta për të.
Mediat australiane kanë bërë me dije se James ka rënë dakord që ish e fejuara e tij të mbajë unazën prej 10 milionë dollarësh. Një burim i afërt me familjen ka thënë për revistën australiane: “Gjithçka ka marrë fund”. /Telegrafi/