Oligarki rus dhe pronari i skuadrës së Chelsea është ndarë nga gruaja e tij e tretë, me të cilën kishte një lidhje dhjetë vjeçare.
Roman Ambramovich dhe gruaja e tij Dasha Zhukova kanë dy fëmijë dhe kanë qëndruar të fortë së bashku.
Çifti tha se ndarja ishte miqësore. Në një deklaratë të përbashkët ata thanë: “Pas 10 vitesh së bashku ne të dy kemi marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë, por ne mbetemi miq të mirë, prindër dhe partnerë në projektet e përbashkëta. Ne jemi të përkushtuar që të rrisim më së miri fëmijët.”
Çifti është njohur në vitin 2005, dhe vendosën të martoheshin disa vite më vonë. Dasha, është 36 vjeç ndërsa Abramovich 50 vjeç. /Oranews/Telegrafi/