Telegrafi

Ndahet pasuria e George Michaelit, asnjë qindarkë për ish të dashurit

Një nga vokalet më të mira të botës, George Michael, nuk i ka lënë asgjë nga pasuria tek partnerët e tij.

Këngëtari i ndjerë pjesën më të madhe të pasurisë u ka lënë trashëgim motrave, baballarëve dhe miqve.

Bazuar në dokumentet e gjykatës, të lëshuar më 30 maj, pronat e këngëtarit do të përfundojnë në duart e pronarëve të rinj, pas më shumë se dy vjetësh nga vdekja e tij.

George dhe Kenny

Shtatë miq dhe të afërm, përfshirë anëtarët e ish-grupit “Wham”, këngëtari Shirley Kemp dhe prodhuesi David Austin, janë gjithashtu trashëgimtarët e pasurisë, ndërsa ish-partnerët e George Michaelit, Kenny Goss dhe Fadi Favaz janë lënë jashtë listës së pasuesve, të cilët do të ndajnë në mënyrë të barabartë mbi 100 milionë euro.

George Michael dhe biznesmeni amerikan Kenny filluan romancën në vitin 1996. Ajo zgjati deri në vitin 2011, për tu pajtuar përpara vdekjes së këngëtarit, shkruan “The Sun”.

Michael filloi një romancë të re me floktarin, Fadi Fawaz në vitin 2012, i cili e gjeti të vdekur në shtrat këngëtarin britanik.

Fadi ende jeton në Shtëpinë e Michaelit në Parkun Regentit të Londrës dhe refuzon të largohet nga shtëpia. /Telegrafi/

Trashëgimtarët e pasurisë së këngëtarit të ndjerë