Telegrafi

Ndahet pasuria e George Michael, pjesa më e madhe e milionave do të shkojnë për bamirësi

George Michael (Foto: Getty Images)

Ylli i ndjerë i muzikës pop, George Michael, në testamentin e tij nuk i ka lanë asgjë të dashurit Fadi Fawaz.

Siç transmeton The Sun, pasuria e këngëtarit ka shkuar për bamirësi, pastaj për motrën e tij dhe personelin që ka punuar për të.

Ai i ka lënë pasuri ish-të dashurit tjetër, Kenny Gossom, por jo edhe Fawazit.

Lexo po ashtu Lajmet për George Michael

Kushëriri i Michael, Andros Georgiou, ka thënë se një pjesë e pasurisë së patundshme ka shkuar edhe për kushërinjtë e këngëtarit.

Andros, i cili është rritur bashkë me George, ka thënë se pjesa më e madhe i milionave do të shkojnë për bamirësi dhe për motrat e yllit të muzikës, Yioda dhe Melania.

George Michael (Foto: Getty Images)

George Michael ka ndërruar jetë më 25 dhjetor të vitit 2016 në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames, në moshë 53-vjeçare.

Pikërisht, Fadi Fawaz ishte personi që e gjeti të vdekur, të shtrirë në krevat. Është thënë se shakku i vdekjes ishte pamjaftueshmëria e zemrës.

Mirëpo, që nga vdekja e tij, ka pasur thashetheme nga më të ndryshmet. Madje është thënë se Michael ka bërë vetëvrasje. /Telegrafi/