Telegrafi

Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop

Reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop i cili u bë i njohur me këngën “Be Faithful”, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Isaac Freeman III, kolapsoi në skenë të premten gjatë performancës në Connecticut, dhe u dërgua me urgjencë në spital, shkruan DailyMail.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi të shtunën menaxheri i tij i turneve.

Menaxheri dhe njëherësh producenti dhe DJ, Birch Michael tha se “kishte mbetur pa fjalë” nga kjo tragjedi.

“Më çove në të gjithë botën dhe më bëre të performoja përkrah teje në disa nga skenat më të mëdha të këtij planeti, gjërat që më mësove më kanë bërë vërtet njeriun që jam sot”, deklaroi Michael. /Telegrafi/