Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe regjisori i filmave, John Pilger

Foto: Getty Images

John Pilger, i cili u bë i njohur gjatë karrierës si gazetar dhe dokumentarët e tij, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Njoftimi për vdekjen u bë nga familja, të cilët ndanë një mesazh të përzemërt për humbjen e tij në X.

“Me pikëllim të madh familja e John Pilger njofton se ai vdiq dje më 30 dhjetor 2023 në Londër në moshën 84-vjeçare”, thuhej në deklaratë.

“Gazetaria dhe dokumentarët e tij u festuan në mbarë botën, por për familjen e tij ai ishte thjesht babai, gjyshi dhe partneri më i mrekullueshëm dhe më i dashur”.

I lindur në Bondi, Uellsi i Ri Jugor në vitin 1939, Pilger ka qenë i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i viteve 1960.

Foto: Don Arnold/Getty Images

Ai ishte shumë kritik ndaj politikës së jashtme perëndimore gjatë gjithë karrierës së tij dhe ishte shumë kritik ndaj trajtimit të australianëve indigjenë në vendin e tij.

Si korrespondent i huaj, raportoi për konfliktet, duke përfshirë gjenocidin kamboxhian në vitet 1970 dhe Luftën e Vietnamit. /Telegrafi/

Foto: Oli Scarff/Getty Images
Exit mobile version