Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i komedisë “Pallati 176”, Anastas Kristofori

Të mërkurën është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare, aktori i njohur shqiptar Anastas Kristofori.

I njohur më shumë për rolin e tij si ‘Shoku Perikli’ në komedinë e famshme shqiptare “Pallati 176”, aktori Kristofori numëron edhe dhjetëra role tjera të suksesshme në kinematografi.

“Besa e kuqe”, “Vendimi” apo “Misioni përtej detit” janë disa nga filmat më të njohur ku ka luajtur aktori tashmë i ndjerë.

Foto: Teatri Kombëtar

Anastas Kristofori u bë i njohur me dramën “Arturo Ui”, por u duartrokit për herë të fundit nga spektatori i Teatrit në vitin 2014, në shfaqjen “Liri në Bremen”.

Aktori i shpallur “Artist i merituar” do të përcjellët në banesën e fundit në Vuno, fshatin ku edhe lindi.

Mediat në Shqipëri raportojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten. /Telegrafi/

Exit mobile version