Është ndarë në moshë të hershme nga jeta DJ nga Prishtina, Erin Go Dance.
DJ, emri i vërtetë i të cilit është Erin Godanci, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.
Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.
Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun në atë kohë.
Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e mërkurë) më datë 12.01.2022 në varrezat e Dragodanit, në ora 14:30. /Telegrafi/