Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Luan Hajdaraga është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 69-vjeçare.
Ish-deputeti dhe nënkryetar i Partisë Socialiste ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”.
Hajdaraga pësoi një hemorragji cerebrale në tru në 23 Mars 2018 teksa po kthehej nga Maqedonia për në Shqipëri.
Si pasojë e tensionit shumë të lartë, në vlerat 27, i dha Hajdaragës paralizë në gjysmën e majtë të trupit.
Në 23 maj qeveria miratoi vendimin duke i dhënë 1.9 milionë lekë ish-ministrit Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.
Vendimi u mor në datën 16 Maj, ndërsa mbuloi transportin jashtë vendit për ish-ministrin. Ai u dërgua në Turqi për tu kuruar, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.
Luan Hajdaraga ishte Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1998-2000.