Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta legjenda e golfit, Arnold Palmer

Lojtari amerikan i golfit, Arnold Palmer, suksesi i të cilit e ngriti në nivele të larta lojën e golfit në vitet ’50-të dhe ‘60-të, vdiq në moshën 87-vjeçare.

Palmer vdiq dje nga një godditje në zemër në një spital në Pittsburgh, pranë qytetit të tij të lindjes, Latrobe.

Nga një lojtar modest, zoti Palmer arriti të fitojë 62 kampionate të Golfit Profesionist në Shtetet e Bashkuara. I mbiquajtur “Mbreti”, me stilin e tij të fortë të lojës, ai tërhoqi tifozë të shumtë dhe miliona ndjekës drejt sportit të golfit nëpërmjet transmetimit televiziv, në veçanti gjatë përballjeve me rivalin Jack Nickalaus.

Zoti Palmer ishte lojtari i parë i golfit që arriti të marrë 1 milionë dollarë të ardhura dhe shumë miliona dollarë të tjera nëpërmjet reklamave. Atij iu dha Medalja Presidenciale e Lirisë në vitin 2004.

Exit mobile version