Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta komiku Jackie Mason, i njohur për huazimin e zërit në “The Simpsons”

(Foto: Variety)

Komiku dhe aktori i famshëm amerikan, Jackie Mason, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Mjeshtri i ‘stand-up’ komedive ka fituar çmime të shumta në karrierë, duke përfshirë çmimet ‘Tony’ dhe ‘Emy’ për teatër, si dhe njihej për përfshirjen e tij në animacionin kult, “The Simpsons”.

Aktorit të humorit iu bënë nderime në të gjithë botën nga shumë emra të njohur përmes rrjeteve sociale.

“Me të vërtetë një nga shfaqjet më qesharake që kam parë ndonjëherë … ndonjëherë”, shkroi aktori Henry Winkler. “Faleminderit Jackie dhe tani mund ta bësh parajsën të buzëqeshë”.

https://twitter.com/hwinkler4real/status/1419117446686855171

Jackie Mason lindi në Sheboygan, Wisconsin, më 9 qershor 1928. Kur ishte pesë vjeç, ai u zhvendos me familjen e tij në Neë York. Babai, gjyshi e stërgjyshi i tij ishin rabinë dhe pas kolegjit ai u shugurua dhe filloi të drejtojë kongregacionet në Karolinën e Veriut dhe në Pensilvani.

Pas vdekjes së babait të tij në fund të viteve të pesëdhjeta, ai filloi të merrej me komedi duke shfrytëzuar theksin hebre.

(Foto: The New York Times)

Fansat më të rinj e njohin Masonin për bashkëpunimin me “The Simpsons”. Ai e huazoi zërin për rabinin Hyman Krustofsky (babanë e Krusty the Clown) për 11 episode derisa karakteri i tij vdiq në serial në vitin 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version