Telegrafi

Ndahet nga jeta këngëtarja Naile Hoxha (Video)

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare, Naile Hoxha.

Ajo ndërroi jetë në qytetin e Shkodrës, duke lënë pas një karrierë mbi 60-vjeçare në skenë dhe një repertor të pasur, kryesisht me këngë popullore.

Naile Hoxha nisi rrugën e muzikës në qytetin e saj të lindjes, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa shumë shpejt do të bëhej e dashur për publikun përmes zërit melodioz dhe këngëve të shumta si “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, ‘Djal i dashtun” e shumë të tjera.

Naile Hoxha mban titullin “Artiste e Merituar”. /TCH/