Telegrafi

Ndahet nga jeta ish-rekordmeni i Liverpoolit, Max Thompson

Ish-lojtari i Liverpoolit, i cili ishte më i riu që luajti me klubin, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Max Thompson ka vdekur në moshën 66-vjeçare duke lënë botën e futbollit të pikëlluar.

Mbrojtësi i lindur në Liverpool iu bashkua skuadrës vetëm në moshën 17-vjeçare, ku mbajti rekordin për lojtarin më të ri deri në vitin 2010.

Vdekja e tij u konfirmua nga Liverpooli, që lëshuan një komunikatë.

“Liverpool FC është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e ish-lojtarit Max Thompson. Thompson, dikur lojtari më i ri i të kuqve, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare”.

“Mbrojtësi i lindur në Liverpool iu bashkua klubit si i ri përpara se të shpërblehej me një kontratë profesionale”.

“Në moshën 17 vjeç e 129 ditë, Thompson iu dorëzua debutimi i tij për skuadrën e parë të Bill Shankly me një fillim në ndeshjen e fundit të sezonit 1973-74, një barazim 1-1 jashtë Tottenham Hotspur”.

“Ky rekord klubi do të qëndronte deri në maj të vitit 2010, kur Jack Robinson u shfaq si 16-vjeçar në një ndeshje në Ligën Premier me Hull City”, thuhej më tej në njoftimin e tyre.

Thompson vazhdoi të luante për Blackpool në shkurt 1978 përpara se të përfaqësonte klube të tjera – duke përfshirë Swansea City, Bournemouth dhe ekipe në SHBA, Portugali dhe Suedi.

Pasi vuajti nga lëndimet e lidhura me futbollin, Thompson u kthye në Liverpool në vitet 1990 si fizioterapist. /Telegrafi/