Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-ambasadori i BE në Shqipëri Helmuth Lohan.
Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Buashti, i cili përmes një postimi në profilin e tij, shpreh keqardhjen për ndarjen nga jeta të Lohan.
“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të ish Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Përveç se një mik i çmuar, Helmuth Lohan ishte një burrë i përkorë dhe njohës i shkëlqyer i makinerisë e burokracisë europiane. Vitet e shërbimit të tij në Shqipëri përkojnë me përpjekjet tona për të hedhur hapin e parë, atë të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Bushati.
Edhe delegacioni i BE-së është shprehur thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga ndarja nga jeta e ish-ambasadorit Helmut Lohan.
“Ne kemi humbur një koleg, mik dhe një avokat të përkushtuar për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Mendimet tona dhe keqardhje e thellë për familjen e tij”, thuhet në reagimin e delegacionit te BE.
Lohan ka shërbyer si diplomat në Shqipëri në vitin 2010.