Telegrafi

Ndahet nga jeta ish-banori i “Big Brother Albania”, Shkëlqim Brushulli

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm ish-banori i Big Brother  Albania 1, Shkëlqim Brushulli.

Lajmin e ka bërë të ditur e bija e ish-banorit të shtëpisë më të madhe televizive shqiptare, Esmeralda.

“Me keqardhjen dhe lëndimin e humbjes të njeriut më të dashur. Ju njoftoj humbjen e të ndjerit Shkëlqim Brushulli BABAIT tim”, ka shkruar në Esmeralda në Facebook.

Shkëlqimi në tre vjetët e fundit ka qëndruar në spitalet e Gjermanisë, ku po kurohej prej kancerit në gjak që sot i mori jetën.

Çimi, siç njihej më shumë ka lënë pas dy fëmijë, vajzën Esmeraldën dhe një djalë më të vogël. /Telegrafi/