Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta infermierja e Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti

Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të infermieres së vyer të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Shukrije Kurti.

Në një njoftim, ShSKUK theksoi se infermierja Kurti, e cila shërbeu për mbi 20 vjet në këtë institucion, ishte e njohur për aftësitë e saj profesionale dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve.

“Infermierja Kurti njihej për aftësitë e saja profesionale, afërsinë me kolegët, por mbi të gjitha për shërbimet profesionale dhe përkushtimin ndaj pacientëve,” theksoi ShSKUK në njoftimin e tyre.

ShSKUK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, stafin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare dhe pacientët që ajo i shërbeu me kaq përkushtim ndër vite. /Telegrafi/

Exit mobile version