Telegrafi

Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, Artur Gjordeni

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka bërë të ditur se babai i saj, Artur Gjordeni ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë, për të cilën tha se ishte e pashërueshme. 

Sara e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në InstaStory në llogarinë e saj zyrtare.

“Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi parikuperushëm i stomakut dhe mëlçisë”, shkroi ish-banorja për babanë e saj të ndjerë.

Reagimi i kësaj të fundit, erdhi pas raportimeve të shumta nga mediet vendore.

Siç edhe është raportuar, Sara ka pasur një raport të krisur me babanë e saj tashmë të ndjerë, gjë të cilën e ka konfirmuar disa herë.

Ajo madje edhe tani ka specifikuar se prej 27 vjetësh, ai nuk ka bërë asnjë përpjekje të jetë pranë saj.

“Vërtet ai nuk bëri asnjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga unë ashtu edhe ju”, theksoi ajo mes tjerash.

Ndryshe, vlen të theksohet se prindërit e Sara Gjordenit janë divorcuar vite më parë, derisa kjo e fudnit /Telegrafi/