Site icon Telegrafi

Ndahet nga jeta aktori dhe ish-futbollisti amerikan OJ Simpson, në vitet e 90-ta ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij

Ish-futbollisti amerikan dhe njëherësh aktori i njohur OJ Simpson i cili ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij në vitet 90-ta, ka vdekur në moshën 76-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin e prostatës.

Vetëm dy muaj më parë, u bë e ditur se aktori tashmë i ndjerë u diagnostikua me kancer të prostatës, për të cilën thuhej se ishte në fazë të vonë, shkruan DailyMail.

Kanceri i prostatës është forma e dytë më e zakonshme e kancerit tek meshkujt, pas kancerit të lëkurës.

Aktori amerikan raportohet se vdiq të mërkurën mbrëma në shtëpinë e tij në Las Vegas dhe në momentet e fundit të jetës ishte i rrethuar nga familja e tij.

“Më 10 prill, babai ynë, Orenthal James Simpson iu dorëzua betejës me kancerin. Ai ishte i rrethuar nga fëmijët dhe nga nipërit e mbesat e tij”, shkroi familja e ish-futbollistit në një postim në X.

“Gjatë kësaj kohe, familja e tij kërkon që të respektoni dëshirat e tyre për privatësi”, thuhej tutje në postimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version