Mashkulli i ka shkruar gruas një porosi nga Iraku me të cilën e ka njoftuar gruan e tij se nuk e ka më bashkëshorte, e më pas me telefon i ka thirrur dy kushërinj të vet, shkruan gazeta Arab News.
Gjykata në Xheda e ka shpallur shkurorëzimin, i pari i kryer me anë të porosisë SMS në Arabinë Saudite, kur dy prej kushërinjve të tij e kanë konfirmuar vendimin e burrit, thekson gazeta.
Sipas zakonit në Arabinë Saudite, mashkulli mund të ndahet nga gruaja nëse tri herë e thotë fjalinë "ndahem prej teje".