Site icon Telegrafi

Ndahet nga e dashura, i hakmerret duke i vënë zbardhues në akuariumin e peshqve

Benjamin Avill nga Dorset i Anglisë, i cili qeshi derisa ia mbyti ish të dashurës më se 50 peshq tropikal, ka arritur t’i shpëtojë burgut.

Kur e dashura i tha se ka përfunduar gjithçka, 36-vjeçari nuk e pranoi si duhet këtë ndarje dhe vendosi t’i hakmerret në atë që ajo e donte më së shumti, transmeton Telegrafi.

I mllefosur me vendimin e të dashurës prej 12 vitesh, ai zbrazi tërë shishen e zbardhuesit në akuariumin e madh të peshqve, duke mbytur të gjithë pos një peshku.

Megjithëse u padit në gjykatë, për tentim mbytje dhe shkaktim të vuajtjeve të pazakonta, gjallesave të pambrojtura, ai nuk do të burgoset.

Dënimi prej 14 javëve në burg, i është zbutur në 12 muaj me kusht, ndërsa i ndalohet të mbajë kafshë për dhjetë vjet dhe duhet të paguajë 500 euro gjobë.

Në të njëjtën kohë, detyrohet të punojë 200 orë për komunitetin dhe t’i nënshtrohet 20 orëve të rehabilitimit, që të kthehet në gjendje normale. /Telegrafi/

Exit mobile version