Telegrafi

Ndahet në dysh aeroplani ushtarak rus, eksplodimi lë të vdekur tre anëtarë ekuipazhi (Video)

Aeroplani ushtarak që po aterronte në një pistë të ngrirë në Murmansk të Rusisë, është ndarë papritmas në dysh dhe ka eksploduar.

Për pasojë, tre anëtarë të ekuipazhi kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, në pamundësi të dalin përjashta, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihet Tu-22M3 teksa lëvizë në dukshmëri shumë të dobët, para se të ndalojë. Por, aeroplani ushtarak rus ka kërcyer dhe aty ka nisur eksplodimi.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi, nuk i ka brë të ditura shkaqet e aksidentit fatal, vetëm se ka insistuar që në aeroplan nuk ishte armë. /Telegrafi/