Për nder të ditës së Shën Klimentit të Orit në Kuvendin e Maqedonisë sot u nda çmimi shtetëror për të vitin 2018.
Fitues të këtij viti të çmimit “Shën Klimenti i Ohrit” janë punëtorët arsimor Kimete Agani dhe Adnan Agani për arritjet në fushën e edukimit, regjisori Emilija Stamenkoviç (Xhipunova) dhe shkrimtari Tomislav Osmanli në fushën e kulturës dhe artit, ndërsa në fushën e mjekësisë çmimi ju nda patifizologu specialist i mjekësisë bërthamore Borisllav Karanfilski.
Çmimet u dhanë nga kryetari i bordit për dhënien e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit “, akademik Vllada Urosheviq, i cili tha se çmimi njeh si një mundësi e mirë për punëtorët e fushë së kulturës që të kompensojnë të paktën një pjesë të vogël të asaj që ata me të vërtetë meritojnë./Telegrafi/