Zur Hausen është nderuar për punën e tij në zbulimin e HPV (human papilloma virus) të cilët shkaktojnë kancerin cervikal, kanceri i dytë më i shpeshtë te femrat.
Gjermani ka fituar gjysmën e çmimit në vlerë prej 10 milionë kruna (një milion euro), ndërsa gjysma tjetër u ka takuar shkencëtarëve francezë.
Barré-Sinoussi dhe Montagnier, janë dekoruar me çmimin Nobel, për punën e tyre në zbulimet e reja në kuptimin e biologjisë së AIDS-it, të rëndësishme drejt zbulimit të terapisë së re në mjekimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Dyshja franceze kanë punuar që nga viti 1980 në këtë projekt, ndërsa tani kanë arritur ta klonojnë një gjenom, HIV-1.