I ati kishte insistuar që i biri të pagëzohej me emrin e babait të tij të ndjerë, ndërsa e ëma kishte kërkuar që ai të pagëzohej me emrin e babait të saj, mu ashtu siç i kishte premtuar atij, kur kishte mbetur barrë.
Familjarët e këtij çifti nuk ia kishin dalë të zgjidhnin këtë kontest, dhe ata ishin ndarë 48 orë, pas lindjes së fëmijës së tyre.
Kohë më parë, një hulumtim ka treguar se Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik kanë shkallën më të lartë të divorcit në botën arabe. Sipas të dhënave zyrtare, në Arabinë Saudite çdo ditë divorcohen 67 çifte.