Prej muajsh përflitet marrëdhënia e prezantueses Fatma Methasani dhe partnerit të saj, Alfio Rrotani.
Pavarësisht aludimeve, ata kanë konfirmuar së fundmi zyrtarisht se i kanë dhënë fund lidhjes.
Lajmi është konfirmuar nga Rrotani në një postim të gjatë sqarues që ka bërë në InstaStory, pasi u tha se e kishte tradhtuar moderatoren shqiptare.
Të famshmit, që kanë bashkë një djalë, njoftojnë se arsyet e ndarjes janë personale dhe tërësisht individuale.
Postimi i plotë i Alfios:
“Të dashur familjarë, shokë dhe ndjekës.
Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale.
Unë dhe Fatma nuk jemi më bashkë nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi.
Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private dhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë më mirëkuptimin tuaj që do e vlerësoja jashtë mase.
Ju falënderoj nga zemra për kohën”. /Telegrafi/