Me rastin e 22 Nëntorit të alfabetit të gjuhës shqipe, në Kuvendin e RMV-së janë ndarë çmime për mirënjohje nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore. Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2023 janë Agim Vinca, studiues dhe shkrimtar si dhe shkrimtari Amet Selmani.
Çmimet ua ndau anëtari i këshillit Mixhait Pollozhani.
“Për punën time krijuese kam marrë çmime me vlerë më të madhe materiale, por ky është për mua më i dashuri, për arsye se jepet për nderë të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe”, tha Agim Vinca, fitues i çmimit.
“Neve na mbetet që ta kultivojmë dhe ta avancojmë gjuhën tonë duke i zëvendësuar fjalët e huaja me fjalën e bukur shqipe por edhe duke i shqiptuar më mirë zanoret dhe duke i shkruar dhe duke mos i ngatërruar bashkëtingëlloret”, deklaroi Mixhait Pollozhani, anëtar Këshillit.