Telegrafi

Ndahen çmimet për shkencëtarët e vitit në Kosovë

KosovaPress mëson nga burimet e veta emrat e të përzgjedhurve për “Shkencëtarë të vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” për vitin 2015.

Fitues të çmimit “Shkencëtar i vitit” për kërkime të jashtëzakonshme, të periudhës njëvjeçare janë :

Avdulla Alija, Departamenti i Biologjisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Avni Berisha, Departamenti i Kimisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Halil Ibrahimi, Departamenti i Biologjisë, FSHMN, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Ndërsa fitues të çmimit “Shkencëtari i vitit” të kërkimeve me potenciale të larta gjatë një kërkimi një vjeçar janë:

Armond Daci, kandidat doktorant, bashkëpunëtor shkencor, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”;

Pranvera Ibrahimi , doktorant, bashkëpunëtor shkencor,Departamenti i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Klinike, Universiteti Umea dhe Valmir Krasniqi, doktorant, bashkëpunëtor shkencor, Departamenti i Matematikës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kandidatët e përcaktuar në pikën e parë, janë përfitues të çmimit prej 2000 euro, ndërsa ata të pikës së dytë do të marrin një çmim prej 1500 euro.