Aleksandar Dimitrievski është fitues i çmimit të parë për gazetari hulumtuese në virtin 2016 që e ndan BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrievski është shpërblyer për subvencione për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale, të publikuar në internet faqen ‘Prizmi’, njofton AIM
I shpërblyeri i dytë është Zoran Jovanovski për storjen ‘Hiri i vdekjes’ e transmetuar në ‘360 gradë’ në TV Alsat M, ndërsa sotrja më e mirë hulumtuese nga një gazetar i ri është ‘Pasaportë bullgare për një Maqedoni të pastër’ të Sllavica Filipovskës, gjithashtu e transmetuar në kuadër të ‘360 gradë’ në Alsat.
Çmimet u ndanë nga euroambasadori Samuel Zhbogar në BE Infoqendrën nga ana e IMM.
Në konkursin ‘Çmimi nga BE-ja për gazetari investigative’ për vitin 2016 autorë me gjithsej 32 artikuj.
Fondi i përgjithshëm i çmimeve është 10 mijë euro, nga të cilët 4 mijë euro, ndërsa nga 3 mijë euro marrin çmimi i dytë dhe artikullit më të mirë hulumtues nga një gazetar i ri.
Çmimi i BE-së për gazetari investigative është vendosur në vitin 2015 dhe ka për qëllim ta ngrejë nivelin dhe ta përmirësojë cilësinë e profesionit. /Telegrafi/