Site icon Telegrafi

Ndahen çmimet në fushën e artit pamor

Akademik Tahir Emra është laureat i Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” në fushën e Artit Pamor, ndërsa Hysni Krasniqi është laureat i Çmimit Vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor.

“Ky është një vlerësim i cili tregon se edhe Kosova ka krijues të mirëfilltë të cilët edhe janë të shkolluar nëpër akademi prestigjioze dhe atë dije që kemi fituar e kemi përcjellë edhe tek gjeneratat e reja. Ne jemi popull shumë i talentuar, ndonëse populli i vogël. Këtë nuk e themi ,ne por e thonë të tjerët”, u shpreh ndër të tjera akademik Emra.

Ndërkaq, Hysni Krasniqi, tha se arti pamor i Kosovës “mund të krahasohet kudo në bashkësinë evropiane, ku artistët nga Kosova, qoftë individualisht apo në grup, kanë realizuar ekspozita anekënd ish-Jugosllavisë dhe Evropës, si në pikturë, skulpturë, grafikë e vizatim”.

Exit mobile version