Site icon Telegrafi

Ndahen çmimet e modës britanike

Ishte Victoria Beckham, ajo që fitoi një prej çmimeve më të rëndësishme të modës britanike, atë të Markës së Vitit.

Cara Delevigne u përzgjodh modelja më e mirë, ndërsa aktorja Emma Watson mori çmimin e Modës Britanike.

Stilisti ndërkombëtar u përzgjodh Nicolas Ghesquière, stilistja më e mirë për gra Erdem, ndërsa në veshjet e meshkujve J.W Anderson.

Ndër stilistët e rinj u vlerësuan Marques’ Almeida dhe Craig Green. Alexander McQueen u vlerësua për veshjet e Tapetit të Kuq. Anna Wintour gjithashtu u vlerësua me çmimin special për kontributin e saj në modë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version