Në Klinë përfundoi Festivali treditor Folklorik Mbarëkombëtar, “I këndojmë Lirisë”.
Çmimi kryesor “Mujë Krasniqi” – i edicionit të 19-të të këtij festivali – i ka takuar Ansamblit të këngëve dhe valleve “Dëshmorët e kombit” nga Obiliqi.
Vendin e dytë e mori AKV ”Drenica”, të tretin “Shotë Galica”, ndërsa çmimi i publikut i takoi ansamblit të këngëve dhe valleve të Lushnjës.