Site icon Telegrafi

Ndahen certifikata të NATO-s për pjesëtarët e URM-së

Grupi i mesëm këmbësorik i batalionit (GMKB) dhe çeta e renxherëve në përbërjen e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM), në ceremoni të përshtatshme ushtarake e cila u mbajt në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë zyrtarisht pranuan certifikatat e NATO-s me vlerësim “gati për të luftuar”.

Siç njoftuan nga URM, rivlerësimi i GMKB-së në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative është kryer gjatë stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë 13” në periudhën nga 02-06/10/2017, në poligonin Krivoklak, nga ana e ekipit të certifikuar të vlerësuesve nga ana e përfaqësues kombëtar nga vendet anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë vlerësimit njësitet e URM-së vlerësuan në pajtim me listën e incidenteve të dhëna nga ana e ekipit vlerësues me ç’rast u vlerësuan në pesë fusha të ndryshme: plane, operacione, logjistikë, lidhje dhe administratë.

Exit mobile version