Site icon Telegrafi

Ndahen binjaket që lindën të ngjitura (Foto)

Mjekët në një spital të Moskës në Rusi kishin bërë përgatitje të mëdha që t’i ndajnë dy motra të cilat kanë lindur të ngjitura.

Por, operimi për ndarjen e tyre ka zgjatur vetëm gjysmë ore, meqë ato ishin të kapura për lëkure, ndërsa nuk kishin të përbashkët edhe ndonjë pjesë të strukturës së kokës, transmeton Telegrafi.

Motrat pas intervenimit

Meqenëse nuk pati nevojë për operacion të komplikuar, gjendja tyre shëndetësore është shumë e mirë dhe pritet të shërohen plotësisht.

“Ka mbetur t’ju rriten flokët dhe ato të jenë binjake të zakonshme”, ka thënë mjeku që ishte në krye të ekipit që kreu intervenimin. /Telegrafi/

Exit mobile version