Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shprehur e lumtur që sot është bërë nënshkrimi i kontratës për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë.
“Shumë e lumtur që sot u nënshkrua kontrata për subvencionimin e strehimores për ofrimin e shërbimeve rezidenciale për strehimin dhe mbrojtjen sociale për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijë të keqtrajtuar, të abuzuar dhe neglizhuar.
Ministria e Drejtësisë ndau 72 mijë euro, për mbështetje të organizatës Shtëpia e Sigurtë në Gjakovë për këtë qëllim.
Është përkushtim i yni që kategoria e këtyre fëmijëve të marrin shërbimet e duhura dhe të nevojshme”, ka thënë Haxhiu.