Telegrafi

Ndahen 520 mijë euro për renovimin e objektit të IML-së, që ishte përfshirë nga zjarri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 520 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ky objekt ishte përfshirë nga zjarri rreth katër muaj më parë, me ç’rast ishin djegur dy zyra.

Lexo po ashtu Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

Kërkesa për renovimin e këtij objekti është bërë nga Ministria e Drejtësisë.

“Nga ministria e Drejtësisë kemi pranuar kërkesën për ndarjen e 520 mijë eurove dhe kjo kërkesë ndërlidhet me nevojën për renovimin e kulmit dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pas zjarrit dhe dëmeve që kanë ndodhur në atë objekt”, tha para kabinetit qeveritar ministri i Financave, Hekuran Murati. /Telegrafi/