Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar mbështetja financiare për fermerët në vlerë prej 5 milionë eurove.
Peci ka bërë të ditur se kjo shumë e ndarë është përkrahja më e madhe e realizuar për fermerët.
“Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro shtesë mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë. Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.”, ka bërë të ditur Peci. /Telegrafi/