Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e 40 mijë eurove për organizimin e Epopesë së UÇK-së.
Po ashtu gjatë mbledhjes së sotme është formuar edhe Këshilli organizues për këtë ngjarje.
Kryesues i këtij Këshilli do të jetë ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, kryetrari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Telegrafi/