Telegrafi

Ndahen 35 bursa të reja për studentë nga fondacioni “Trajçe Mukaetov”

35 bursa të reja edhe këtë vit tradicionalisht i ndan Fondacioni “Trajçe Mukaetov” prej të cilave 15 për studentë të Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentë të Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Sh Kirili dhe Metodi”, Shkup, për vitin shkollor 2016/2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bursa arrin 6.500 denarë gjatë 12-të muajve. Kryetari i Fondacionit dhe drejtor i përgjithshëm i “Alkaloiditi SHA” Shkup, Zhivko Mukaetov sot në konferencë për shtyp tha se këtë vit lidhur me kriteret të cilat i ka Fondacioni ndan 35 bursa të reja, sepse kriteret dhe kushtet i kanë përmbushur 15-të studentë nga Fakulteti i Farmacisë dhe 20 studentë nga Fakulteti i Mjekësisë.

Ai poashtu tha se Fondacioni ndan edhe ndihmë të njëherëshme në para për gjeneratën e parë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Farmacisë e cila arrin 1.200 euro në kundërvlerë denari.

 

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” është themeluar me vendimin e Bordit drejtues të “Alkoloid SHA” Shkup. Fondacioni, themelues i së cilës është vetë kompania, ka për qëllim dhënien bursave, dhurimin dhe financimin e mjekëve të rinj dhe farmacistëve, si dhe mbështetje financiare të projekteve nga këto dy sfera. /Telegrafi/