Këto ditë, me numrin e thyerjeve dhe mashtrimeve online që ne po shohim, mund të mendoni se të gjithë do të fillojnë sigurimin e llogarive të tyre me fjalëkalime më të forta, dhe ndoshta edhe përdorimin e çelësave të sigurisë fizike.
Për fat të keq, e vërteta është se njerëzit nuk duan të ndryshojnë.
Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Qendra e Sigurisë Kibernetike Kombëtare, (NCSC) e Mbretërisë së Bashkuar, duket se mbi 20 milionë njerëz ende përdorin “123456” si fjalëkalimin e tyre, që në rast se nuk e dinit, është ndoshta një nga fjalëkalimet më të këqija që mund të përdoret.
Studimi i NCSC gjithashtu zbuloi se vetëm 15% e të anketuarve pretendonin se dinin ta mbrojnë veten në internet, që do të thotë se 85% e anketuesve nuk e bëjnë këtë.
Pothuajse gjysma e të anketuarve (46%) pohojnë gjithashtu se informacioni se si të sigurohen llogaritë e tyre në internet është “konfuz”, gjë që mund të shpjegojë pse jo shumë prej tyre nuk i sigurojnë llogaritë.
Nëse ende nuk keni siguruar llogaritë tuaja online, ndoshta ju mund të dëshironi të filloni të lexoni se si të krijoni një fjalëkalim të fortë dhe ndoshta të shqyrtoni idenë e përdorimit të menaxherëve të fjalëkalimeve. /Telegrafi/