Telegrafi

NBA: Wizards i bëjnë ballë James

Antawn Jamison, i cili kishte lënduar kraharorin gjatë para-sezonit dhe mungoi në nëntë ndeshjet e para, shkëlqeu në ndeshjen debutuese të këtij sezoni, duke shënuar 31 pikë dhe 10 kërcime për Wizards.

Cavaliers, që pësuan humbjen e katërt të sezonit dhe të parën pas pesë fitoreve (nga tetë sa kanë gjithsej), luajtën pa qendrën Shaquille O’Neal, që mungon për të tretën ndeshje radhazi për shkak të lëndimit./Telegrafi/