Telegrafi

NBA: Wade shënon triple-double kundër Celtics

Wade, i cili do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe mund të largohet nga Miami, shënoi 19 pikë vetëm në çerekun e katërt, përfshirë edhe tre trepikësha.

Fitorja e Miamit e ngushton në 3-1 serinë e ndeshjeve të play-offit mes dy ekipeve të Konferencës Lindore, me ndeshjen e pestë që do të zhvendoset përsëri në Boston të martën.

Rajon Rondo shënoi 23 pikë dhe nëntë asistime derisa Kevin Garnett përfunoi ndeshjen me 18 pikë dhe 12 kërcime për Celtics.

Në ndeshjen tjetër të Lindjes, LeBron James ka shënuar po ashtu triple-double me 37 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitore 121-98 në udhëtim te Chicago Bulls dhe për të çuar në 3-1 avantazhin e ekipit të tij. /Telegrafi/