Site icon Telegrafi

NBA ua ndalon basketbollistëve që të vendosin shirita në kokë

Sezonin e kaluar në ligën NBA u bë hit që lojtarët në kokë të vendosin shirita për tu dukur si “ninja”.

Por kjo do të jetë e kaluar pasi në sezonin e ri, basketbollistët nuk do të kenë të drejt që të shfaqen në këtë formë në parket.

Konkretisht, NBA nuk do të lejojnë të vendosen shirita në kokë sepse janë të shqetësuar për sigurinë gjatë lojës.

“Lojtarët filluan ta vendosin atë sezonin e kaluar dhe ne nuk donim t’i ndalonim ato në mes të vitit. Liga ka shprehur shqetësim për shiritat në aspektin e sigurisë, madhësisë dhe mënyrës sesi i lidhin ato”.

“Ne duhet të marrim parasysh të gjitha këto para se t’i lejojmë ato. Ne i kemi informuar basketbollistët muajin e kaluar se nga sezoni i ri nuk do të jenë më në gjendje t’i veshin ato”, tha Mike Bass, një ndër zëdhënësit e NBA-së..

Ndryshe, Jimmy Butler, Jrue Holiday, Montrezl Harrell dhe Karl-Anthony Towns shiritin e kanë vendosur rregullisht gjatë sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version