Telegrafi

NBA: Thunder u japin fund fitoreve të Lakers

Bryant shënoi vetëm 11 pikë, me Lakers që treguan lojën më të dobët të sezonit. Fitorja po ashtu i dha fund 12 humbjeve radhazi të Thunder në takimet përballë Lakers. Ata nuk e kanë mposhtur liderin e Konferencës Perëndimore që nga viti 2006.

“Ne po zhvillohemi. Ne po piqemi si grup gjatë gjithë sezonit dhe mendoj se bëmë një punë të mirë sonte”, ka thënë Kevin Durant pas ndeshjes.

Durant shënoi 26 pikë për Thunder që shënuan fitoren e 44 të sezonit (27 humbje). /Telegrafi/