Telegrafi

NBA: Thunder shënojnë fitoren e tetë radhazi

Oklahoma City (17 fitore dhe katër disfata këtë sezon), që u fut në këtë takim me një mesatare prej 106 pikësh për ndeshje, e pa veten me katër pikë disavantazh në çerekun e tretë, para se të kalojë një seri prej 17-3 në pikë, dhe për ta marrë ndeshjen në duar të veta.

Kevin Durant shënoi 10 nga 27 pikët e ndeshje në çerekun e katërt, derisa rezerva Kevin Martin kontribuoi me 24 pikë për Thunder. David West shënoi 21 pikë për Pacers (10 fitore, 11 disfata). /Telegrafi/